Themeluesja e organizatës “Ri-Jeta”, Arjeta Musliu, që trajton dhe ndihmon personat që janë përdorues të substancave narkotike ankohet për mungesë të përkrahjes nga shteti, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ajo në emisionin DYT n’2, ka thënë se shërbimet si organizatë i ofrojnë pa pagesë.
Në mungesë të një përkrahjeje, Musliu ka theksuar se qendra rrezikon të mbyllet.
“Në shkolla duhet më shumë fushata senzibilizuese për parandalimin e përdorimit të narkotikëve nga nxënësit”, ka thënë Musliu.
Në “Ri-Jeta” shkojnë përdorues që janë të moshave të ndryshme, madje edhe 12-vjeçarë./Gazeta Enigma/