Policia ka arrestuar dje një person në Fshatin Velekinicë të Gjilanit pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.
Gjatë kontrrollës së policisë në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker.
Në tavolinën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.