Vjosa Osmani ka adresuar akuzat për “puç” ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pyetur se si mund të konsiderohet puç, kur vetë ajo caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, një datë që i konvenonte Lëvizjes Vetëvendosje.
“A i paskam organizuar puç duke ia dhënë datës 28 dhjetor, duke ia hequr masat Kosovës, duke sjellur njohje të reja, duke vizituar komunat që udhëhiqen nga LVV”, tha Osmani.
