Osmani: Angazhimi për dialogun dhe koordinimi me partnerët është boshti i suksesit të Kosovës

Osmani: Angazhimi për dialogun dhe koordinimi me partnerët është boshti i suksesit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ‘Forumit Diplomatik në Antalia’ është takuar me personalitete të ndryshme botërore, ku ka bashkëbiseduar me ta për tema të ndryshme dhe Kosovën si vend me parime demokratike.



Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova gjithmonë duhet të koordinohet në mënyrë të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtar dhe se angazhimi në dialog është boshti i suksesit të vendit tonë.

“Fuqia e aleancave, angazhimi për dialog dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerë në çdo etapë të historisë së Republikës sonë janë boshti i suksesit dhe arritjeve kulminante të Kosovës”, tha Osmani.

Tutje ajo shtoi se në Forumin Diplomatik ka folur për sukesin e Kosovës dhe angazhimin për liri dhe demokraci.

“Në panelin e liderëve në Forumin Diplomatik në Antalya fola për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë”, ka shkruar ajo.

Në kuadër të forumit me temën “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”, Osmani ka thënë se Kosova ka shumë plagë të hapura nga lufta. Ajo ka thënë se Kosova ka qenë viktimë e gjenocidit, teksa ka vlerësuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Related Articles