Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me liderët e partive më të mëdha në vend, ku u diskutua për zhbllokim të krizës në Kuvend.
Para mediave, Osmani u tregua e prerë se “askush nuk guxon t’i rrezikojë projektet historike që kërkojnë miratim nga Parlamenti”.
“Janë disa afate rreth proceseve që kërkojnë miratim nga Kuvendi. Qoftë mjetet e para të planit të rritjes, qoftë Lojërat Mesdhetare 2030. Askush nuk guxon t’i rrezikojë këto projekte historike që kërkojnë miratim nga Parlamenti”, u shpreh e para e vendit.
“Nuk mund të rrezikojmë interesat shtetërore. Nuk mund të presim përgjithmonë sepse është Kosova dhe qytetarët e saj që po rrezikohen”, deklaroi Osmani.
Tutje Osmani tha se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të shpeshta, e pyetur nëse do ketë sërish zgjedhje.
Ajo po ashtu tha se pa konstituim të Kuvendit, nuk mund të shkojmë në zgjedhje. /Gazeta Enigma