Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Ky vendim erdhi pas mbledhjes me liderët e partive politike.
Osmani tha se tetë parti ishin pro 29 dhjetorit dhe pesë pro 21 dhjetorit.
Kjo tha se po bëhet edhe në mënyrë që të ketë më shumë kohë për përgatitje.
PDK, AAK, LDK dhe Nisma ishin pro që zgjedhjet të mbaheshin më 21 dhjetor.
Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme vjen pasi LVV nuk arriti t’i sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë, pas dy mandatarëve, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.
