Osmani dhe Begaj në Vatikan për homazhet e Papa Françeskut

Osmani dhe Begaj në Vatikan për homazhet e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj, po qëndrojnë në Vatikan për të marrë pjesë në homazhet për Papën Françesku, i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare.

Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër.

Në rrjetet sociale, Osmani dhe Begaj kanë ndarë fotografi ku shihen duke mbajtur për duar kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simoni.

Në foto janë të pranishëm edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Joan Pelushi, si dhe Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj.

Në një postim, Presidentja Osmani shkroi: “Sot, në bazilikën ‘Shën Pjetri’ në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën.”

Related Articles