Osmani dhe Fidani diskutuan për bashkëpunim në politikë të jashtme dhe të mbrojtjes

Osmani dhe Fidani diskutuan për bashkëpunim në politikë të jashtme dhe të mbrojtjes

Presidentja Vjosa Osmani tha se në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, diskutuan për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

“E falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, shtoi e para e shtetit. /Gazeta Enigma

Related Articles