Presiendtja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretarin ekzekutiv të Parlamentit të Amerikës Latine (Parlatino), Elias Castillo si dhe me deputetë të këtij parlamenti.
Osmani ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka theksuar përkushtimin e Kosovës që të ndërtohen ura të reja të bashkëpunimit dhe komunikim me shtetet anëtare të Parlatinos.
“Në takim me sekretarin ekzekutiv të Parlamentit të Amerikës Latine (Parlatino), Elías Castillo, si dhe me deputetë të këtij parlamenti, theksova përkushtimin e Kosovës që të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe komunikimi me shtetet anëtare të Parlatinos”, ka shkruar Vjosa Osmani.
“Diplomacia parlamentare gjithnjë mbetet ndër mjetet më efektive për avancimin e raporteve ndërmjet shteteve”, ka shkruar ajo, shkruan Gazeta Enigma.