Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e Kupinës.
