Osmani: Drafti gjerman për Asociacionin është ‘fake news’, nuk do ta shkelim Kushtetutën

Osmani: Drafti gjerman për Asociacionin është ‘fake news’, nuk do ta shkelim Kushtetutën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se drafti për Asociacionin që po qarkullon në media është një ‘fake news’.

Presidentja theksoi se nuk kanë në tavolinë ndonjë draft që lidhet me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk kemi në tavolinë ndonjë draft lidhur me Asociacionin. Është ‘fake news’. Nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar Republikës së Kosovës e as nuk do të ketë. Ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e përmendim se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se sekretari amerikan Blinken  ka rikonfirmuar se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me Kushtetutën.

Sa i përket çështjes së iniciativës franko-gjerman, Osmani tha se ka për qëllim nxitjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo theksoi se do të ketë takime në javët në vijim nga përfaqësuesit franko-gjermanë për të dhënë detaje rreth iniciativës.

Osmani tha më tej se qëllimi i tyre është i mirë. Megjithatë, Osmani tha se në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë të cenohet sovraniteti i Kosovës.

Po ashtu, presidentja e vendit ka folur të premten për çështjen e targave, ndërsa potencoi se zbatimi i vendimit është çështje e sundimit të ligjit.

“Ekziston një grup i vogël i serbëve që nuk i kanë konvertuar targat në RKS. Shtyrja e vazhdueshme e zbatimit të vendimit nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave kriminale serbe”, tha ajo.

Ajo ka ftuar qytetarët serbë që të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve të Serbisë.

Related Articles