Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Twitter, ka falënderuar të gjithë nënshkruesit e letrës dërguar drejt ShBA-së, BE-së e Britanisë.
Ajo ka falënderuar posaçërisht deputeten britanike, Alice Kearns, për siç u shpreh ajo, përpjekjet e saj të palodhshme.
“Faleminderit Alice Kearns për përpjekjet tuaja të palodhshme në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, ka shkruar Osmani.