Osmani fton qytetarët të votojnë dhe t’i respektojnë masat antiCOVID

Osmani fton qytetarët të votojnë dhe t’i respektojnë masat antiCOVID

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjedhjet janë një proces tejet i rëndësishëm për jetën e qytetarëve.

Osmani e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat tha se qytetarët me votën e tyre sot determinojnë si do të jetë jeta në katër vitet e ardhshme në komunën e tyre.

“Një proces tejet i rëndësishëm për jetën e qytetarëve tanë… Qytetarët votojnë sot për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunën e tyre për udhëheqësinë që do ta determinojë se si në katër vitet e ardhshme do të jetë jeta e tyre në komunat ku ata jetojnë”, tha ajo, duke i ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje.

“Të dëshmojmë se qytetarët e Kosovës janë ata që e mundësojnë dhe e mbrojnë çdo proces të drejtë e demokratik që ka të bëjë me jetën e tyre”, tha ajo, duke shtuar se shpreson që zgjedhjet do të mbahen pa asnjë incident.

Presidentja e vendit po ashtu bëri thirrje që të respektohen masat antiCOVID. /Gazeta Enigma/.

Related Articles