Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës është takuar në Spanjë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Në platformën X, Osmani ka shkruar se i ka informuar Scholzin dhe Mitsotakis për agresionin e Serbisë kundër Kosovës.
“I informova kancelarin gjerman Scholz dhe kryeministrin grek, Mitsotakis, për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar ajo.
Osmani është duke qëndruar në Spanjë në kuadër të Samitit Politik të Evropës.