Osmani i priti në zyre: Këta do të jenë ambasadorët e Belgjikës dhe Çekisë në Kosovë

Osmani i priti në zyre: Këta do të jenë ambasadorët e Belgjikës dhe Çekisë në Kosovë

E para e vendit Vjosa Osmani sot në ceremoni zyrtare ka pranuar letrat kredenciale për dy ambasadorë të shteteve europiane.

Gregoire Cuvelier do të jetë ambasador i Belgjikës në Kosovë, dhe Osmani e uroi për marrjen e kësaj detyre.

Ajo falënderoi edhe shtetin belg për përkrahjen e vazhdueshme që ka bërë ndaj Kosovës.

Po ashtu me ceremoni të njëjtë janë pranuar edhe letrat e ambasadorit të Republikës Çeke në Kosovë.

Bohumil Mazanek do të ushtrojë postin e ambasadorit nga tani e tutje në Kosovë.

Osmani e falënderoi shtetin çek për kontributin e çmuar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Related Articles