Osmani: Idetë për shkëmbimin e territoreve janë të rrezikshme, Kosova nuk hynë në aventura të tilla

Osmani: Idetë për shkëmbimin e territoreve janë të rrezikshme, Kosova nuk hynë në aventura të tilla

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i punëve të Jashtme, Heiko Mass, mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Gjatë kësaj konference, Osmani tha se prioritet i institucioneve të Kosovës, është menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës, anti Covid, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e deri tanishme, por edhe duke kërkuar ndihmë  për sigurimin e vaksinave.

Duke theksuar kështu Osmani tha se Republika e Kosovës i ka qëndruar besnike orientimit të saj, Bashkimit Evropian si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mos pranuar vaksina nga Rusia.

“Për fat të keq sikur ndëshkohemi nga një situate e tillë, por, ne qëndrojmë stoik edhe në rastet emergjente shëndetësore”, tha Osmani.

Tutje, Osmani u pyet se a do të ndodhë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke u përgjigjur se Kosova do të jetë pjesë e dialogut, por që duhet të rishikohen marrëveshjet e kaluara. Megjiatë, Osmani tha se idetë e tilla janë të rrezikshme për të gjithë rajonin dhe përtejë, e që sipas saj idetë e tilla nuk do duhej të gjenin vend askund.

“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntuara të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog  të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.

Ajo kërkoi po ashtu që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë sa më parë.

“Shtetet e tjera anëtare që mund të kenë dyshime ta ndjekin shembullin e Gjermanisë, në mënynrë që të gjitha sa më parë t’a përkrahin liberalizimin e vizave”, tha Osmani.

Related Articles