Osmani: Investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë është në dobi të sigurisë dhe zhvillimit tonë

Osmani: Investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë është në dobi të sigurisë dhe zhvillimit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill, si e ftuar nderi, ndërkaq në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, pati një adresim.

Gjatë Drekës Ndërparlamentare Ndërkombëtare, të organizuar në kuadër të Takimit Vjetor të Lutjes Kombëtare, Osmani foli për rrugëtimin e popullit të Kosovës nga sfidat më të mëdha deri te arritjet e sotme, si dhe angazhimin e paluhatur për luftim të forcave dhe ndikimit malinj në Kosovë.

Në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare, Osmani ishte e ftuar përkrah Mbretit dhe Mbretëreshës së Burundit, kryeministrit të Fixhit, si dhe kongresistëve amerikanë, ministrave e deputetëve të shumtë nga mbarë bota.

Me këtë rast, ajo pati mundësi të diskutoj me ta për thellimin e raporteve bilaterale.

Ndërsa në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, Osmani u fokusua në rolin strategjik të Kosovës në luftimin e ndikimeve keqdashëse të Kinës, Rusisë dhe Iranit, duke theksuar partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles