Osmani i’u drejtohet deputetëve, flet për aleancat e mbrojtjen e themeleve të Kosovës

Osmani i’u drejtohet deputetëve, flet për aleancat e mbrojtjen e themeleve të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka folur para deputetëtve të Kuvendit të Kosovës, me fjalimin e saj vjetor.

Me të hyrë në sallë, ajo bashkë me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufcën, u duartrokit fort nga ministrat e deputetët të cilët u zgjuan në këmbë në shenjë respekti.

Ajo nisi fjalimin duke nderuar të pranishmit dhe qytetarët, për të cilët u shpreh se është angazhuar që t’i përfaqësoj dinjitetshëm ata.

“Jemi këtu me mision për ta udhëhequr përpara vendin, për të shtuar aleancat”, tha e para e shtetit.

Ajo përmendi themelin e shtetit, presidentin historik Ibrahim Rugova, si dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin.

“Populli ynë ka humbur edhe më të shtrenjtën, duke përfshirë edhe fëmijët në djep, në mënyrë që sot të frymojmë lirinë. Bashkëdyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova, Adem Jashari nëpërmjet luftës çlirimtare në njërën anë dhe ndërtimit i shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta. Shumë të forta. Aq të forta sa nuk ka forcë dhe sfidë që do të mund ndonjëherë t’i rrënojë ato. Edhe sot si gjithnjë nderojmë vizionin e atit themeltar të Republikë sonë, Presidentit Ibrahim Rugova si dhe përkulemi para sakrificës dhe guximit të pashoq të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari dhe të secilit pjesëtar të UÇK-së”

Presidentja u shpreh se ka punuar që emri i Kosovës të lartësohet e dëgjohet edhe aty ku nuk është dëgjuar më parë, derisa shtoi se përfaqësimin e vendit e sheh si nderin më të madh të jetës së saj. /Gazeta Enigma

Related Articles