Osmani: Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të Qeverisë

Osmani: Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të Qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar rreth sigurimit të numrave nga mandatari Glauk Konjufca për të krijuar Qeverinë, por që i njëjti të mërkurën e 19 nëntorit dështoi të bëhej kryeministër.

Osmani tha se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të Qeverisë.

Pos kësaj, e para e vendit tha se Kushtetua kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat.

“Dita kur është kërkuar mandati, [Konjufca] më ka informuar qartë se me kë është duke komunikuar, dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputetë individual. Ai ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë, dhe Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat”, u shpreh ajo.

Related Articles