Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Tivat ku dhe po mbahet Procesi i Bërdo-Brione, ka falënderuar homologët, atë të Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi për takimin e liderët rajonal, shkruan Enigma.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë patën mundësinë të diskutojnë vizionin për të ardhmen e rajonit.
“Falënderoj Presidentët Milatović, Pirc-Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patëm mundësinë ta diskutojmë vizionin tonë për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo tha se Kosova vazhdon përkushtimin për bashkëpunim rajonal dhe qëllimin e integrimit në institucionet euroatlantike.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani.