Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës

Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

“Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, me ç‘rast u vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil”, ka thënë Osmani në Facebook.

“Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm”.

“Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”.

Related Articles