Osmani kundërshton shtyrjen e afatit për targat

Osmani kundërshton shtyrjen e afatit për targat

Zgjodhi gjuhën angleze për ta mohuar ekzistencën e një plani gjerman.

Kësi komenti presidentja Vjosa Osmani pati kur u pyet nëse Berlini ka bërë gati një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Madje, tha se për këtë punë as nuk do të ketë projekt ndonjëherë.

“Për shkak se qëndrimi i partnerëve tanë është i qartë, pasi ata nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese”.

Kështu e rreptë Osmani u tregua edhe për propozimin e të dërguarit special amerikan, Gabriel Escobar, që kërkoi nga Qeveria që të shtyjë edhe për 10 muaj vendimin e reciprocitetit për targat.

“Ekziston një grup i vogël që akoma nuk e ka bërë këtë ndryshim për arsyen e vetme sepse kërcënohen nga bandat kriminale që paguhen nga Aleksandër Vuçiq. Shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen kërcënimet në raport me serbët lokalë”.

Derisa më optimiste presidentja u tregua për iniciativën franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, qëllimi është intensifikimin i procesit të dialogut mes dy shteteve.

“Do të ketë takime në javët në vijim edhe me këshilltarët e Shcolzit dhe Macronit ku do të sqarohen në detaje për secilën çështje”.

Osmani i luti qytetarët që të rrinë të qetë sepse, siç tha, në krye të Republikës janë njerëzit që kanë parandaluar marrëveshje të dëmshme.

VIDEO:

Related Articles