Osmani, Kurti e Konjufca flasin Prekazi, e çmojnë lartë kontributin e UÇK-së

Osmani, Kurti e Konjufca flasin Prekazi, e çmojnë lartë kontributin e UÇK-së

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin  Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në Prekaz.

Osmani para mediave tha se Epopeja e UÇK-së është Epope e krenarisë së popullit të Kosovës dhe simbolizon lirinë që e gëzojmë sot.

“Jemi këtu që sërish në emër të populli të Kosovës të shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe përkujtimin tonë të përjetshëm për kryekomandantin Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari të cilët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë. Epopeja e UÇK-së është Epope e krenarisë së popullit tonë, Epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë e mbi të gjithë Epope që simbolizon lirinë që e gëzojmë ne sot”.

Ajo tha se familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe ata që do vijnë.

“Prandaj familja Jashari do të mbesin përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç shihni jo vetëm tani përgjatë Epopesë, por në periudha të ndryshme të vitit kemi fëmijë nga shkolla anë e kënd Kosovës që vijnë këtu për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë dhe guximin e tyre”, u shpre e para e shtetit.

Kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se në Prekazin heroik rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë që sot e gëzojmë.

Derisa theksoi se vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.

“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë. Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve “, tha tutje Kurti”.

Kryeparlamentari Konjuca teksa bëri homazhi tha se për sa kohë të ketë popull shqiptarë dhe sa të ekzistojë kombi ynë, Prekazi historik do të jetë vend jo vetëm vend i përkuljes por i frymëzimit dhe patriotizmit se si mbrohet vendi dhe si ushqehet liria.

“ Nderimet ndaj sakrificës së familjes Jashari. Në gjithë historinë tonë së bashku me luftërat e lavdishme të Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit, Sakrifica e Jasharëve dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijën tonë Kombëtare. Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptar kudo që jetojnë nga të gjitha anët e botës vijnë dhe përkulen para vorrit të Bacit Shaban, Ademit e Hamzës dhe gjithë familjarëve të cilët u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptarë, kombi ynë për sa të ekzistojë gjithmonë do të jetë një vend jo vetëm që të përkulemi por vazhdimisht gjejmë frymëzim dhe patriotizëm se si të mbrohet vendi dhe se si të ushqehet liria. Lavdi”, ka shtuar Konjufca.

Related Articles