Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur sot se liria e medias nuk është vetëm shenjë e një shoqërie të shëndetshme, por ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar.
“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu ripërtërijmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.
3 Maji shënohet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Kjo ditë është caktuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.