Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese, lidhur çështjen e ngritur nga Lista Serbe, për konstituimin e Kuvendit.
Osmani tha se në këto komente, janë bazuar në nenin 57, ku parasheh dy parakushte për t’u respektuar të drejtat e minoriteteve.
“Në mënyrë që të realizohen të drejtat e minoriteteve, është detyrimi për të respektuar ligjet e Republikës së Kosovës, gjë që Lista Serbe nuk e bën, si dhe moscenimi i të drejtave të komuniteteve të tjerë.
“Në këtë rast, Lista Serbe po cenon të drejtat e të gjithë deputetëve të tjerë, pasi nuk mund të miratohen ligjet dhe pikat e tjera nga deputetët”, tha Osmani, përcjellë Gazeta Enigma.