Osmani ndan medalje për grupet TNT, Gjurmët, 403 e të tjera

Osmani ndan medalje për grupet TNT, Gjurmët, 403 e të tjera

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritave për disa rock-grupe.

Minatori, Trix, Elita 5, TNT, Gjurmët, Oda, 403, MAK, Ilirët, Telex, Fisnikët e Fontana janë grupet muzikore që kanë pranuar medalje.

“Rock grupet e viteve ’80 kanë qenë pjesë e “boom”-it kulturor në Kosovë, në kohën kur ajo po shtypej e kultura jonë po mohohej. Muzika e tyre paralajmëroi e stimuloi ndryshime shoqërore dhe u bëri jehonë aspiratave, zhgënjimeve dhe ëndrrave të një brezi të etur për ndryshim”, ka njoftuar Presidenca.

Related Articles