Osmani në Budapest: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri bashkëpunimi me Hungarinë

Osmani në Budapest: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri bashkëpunimi me Hungarinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur të hapë kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani përmes një postimi në profiline saj në Facebook ka njoftuar se ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, gjatë qëndrimit të saj në Budapest.

Presidentja tujte ka theksouar gatishmërinë e Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet historike mes dy shteteve.

“Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë dhe, në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet mes popujve tanë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma/

Related Articles