Osmani në Katar, konferenca për 30-vjetorin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes

Osmani në Katar, konferenca për 30-vjetorin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes në Doha, Katar, me ftesë të Sheikha Moza bint Nasser.

Në panelin kryesor “Pse kanë rëndësi politikat familjare?”, Osmani diskutoi ndikimin e ndryshimeve demografike në politikat familjare dhe përmendi iniciativat që fokusohen në fuqizimin e familjeve të reja dhe grave, shkruan Gazeta Enigma.

Ajo theksoi se gjatë viteve më të vështira për popullin e Kosovës, familja ka qenë bërthama e fortë që mbajti gjallë rezistencën dhe identitetin kombëtar.

Presidentja përfundoi duke theksuar se familja mbetet një nga shtyllat kryesore për çdo sukses individual dhe kolektiv, si dhe një bazament i rëndësishëm për politikat sociale dhe ekonomike të suksesshme./GazetaEnigma/

Related Articles