Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.
“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në komunikatën për media. / Gazeta Enigma.