Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.
“Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan, ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, shtoi presidentja. /Gazeta Enigma