Osmani në takim me ministrin turk, flasin për mundësinë e bashkëpunimit ushtarak

Osmani në takim me ministrin turk, flasin për mundësinë e bashkëpunimit ushtarak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Në takim me ministrin Akar, presidentja Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces.

“Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake. Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.

Më tej, në komunikatë thuhet se presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles