Të dielën nga ora 10:00 nis seanca ku pritet që Albin Kurti si i mandatuar për formimin e qeverisë të shpalosë programin dhe përbërjen e re, në tentativë për të marr 61 vota.
Deri më tani, Kurti nuk e ka shumicën parlamentare, për çka i duhet koalicion e i njëjti nuk ka takuar e as diskutuar për këtë me partitë e tjera.
Për këtë çështje në një intervistë për Deutsche Welle ka folur Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.
“Nëse ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. E nëse s’ka marrëveshje, si presidente, do t’i ftoj të gjitha partitë politike nëse ka mundësi që dikush të krijojë shumicën. Mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.
