Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, i cili zhvillohet në Londër.
Ajo është shprehur e nderuar që po e përfaqëson Kosovën në një tjetër samit të rëndësishëm, pasi javën e kaluar ishte e pranishme edhe në samitin e NATO-s të mbajtur në Washington.
E para e shtetit tha se aktorët politikë që po marrin pjesë në këtë samit dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe e nderuar që të përfaqësoj Kosovën, në këta Samit të katërt të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, një kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, që ne po gëzojmë 25 vjet të marrëdhënieve të shkëlqyera, që kur forcat britanike hynë në kryeqytetin tonë, ku dhe liruan vendin tonë nga gjenocidi”, deklaroi ajo pak para nisjes së Samitit.
“Siç e dini, tani nuk është kohë e lehtë, aspak, për shkak të luftës në Ukrainë, që po rrezikon sigurinë e tërë Evropës. Por është edhe një anë e mirë e kësaj, që t’ia kujtojmë vetës së ka histori të suksesshme, sikur Republika e Kosovës, sepse në vitin 1999, Perëndimi kishte fuqinë, dhe Kosova është prova e kësaj. Edhe kësaj here Perëndimi ka përparësinë, dhe Ukraina nesër do të jetë prova. Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, të mbrojmë vlerat e demokracisë, nga forcat maline, si Rusia”, tha Osmani.
“Partia Liberale ishte partia që udhëhoqi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tjetër forcë demokratike, që së bashku me Britaninë udhëhoqën NATO-n për të shpëtuar jetët tona. Me njerëzit që do të takohemi sot kanë dhënë kontribut, që jo vetëm sot Kosova është e lirë, sovrane dhe e pavarur, por është një shembull i shkëlqyeshëm i demokracisë”.
Tutje në samit Osmani tha se do të dëgjohen histori pozitive, “ani se shpesh herë dëgjohen edhe ato pesimiste”. Një histori e tillë tha se është edhe Kosova.
“Përkundër pesimizmit që ndonjëherë dëgjojmë në këto lloj të samiteve, sot do të jetë një ditë që do të dëgjojmë shumë histori optimiste. Dhe Kosova, dhe marrëdhënia e veçantë që kemi me Mbretërinë e Bashkuar, është një histori shembullore, që duhet ta tregojmë kohë pas kohe. E sidomos në kohën e propagandës ruse, që kinse NATO nuk jep rezultate, po ashtu as Perëndimi e as demokracitë. Kosova është shembulli që bie ndesh me këto mendime”, u shpreh e para e vendit.
Presidentja është shprehur se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndër të tjera, ajo tha se kushdo që zgjidhet president i ShBA-ve, afekton në marrëdhënie.
“Normale se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i ShBA-ve do të afektojë, po ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet tjera, por ky vendim është i popullit amerikan”, tha Osmani.
“Kosova ka qenë e bekuar që të ketë mbështetjen e Amerikës, ne u bëmë të lirë gjatë një presidenti demokratik, por u bëmë republikë gjatë një presidenti amerikan, dhe në çdo administratë kemi pasur mbështetjen maksimale”.
“Si ushtarët amerikanë, ashtu edhe ata britanikë po na ndihmojnë që të mbrojmë vendin tonë. Po vendosin jetën e tyre në vijë, së bashku me ushtarët tanë. Ne gjithmonë do të kemi mirënjohje të madhe për këto kontribute”, u shpreh e para e vendit.