Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas takimit Osmani përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar “në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!”.
“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, shkroi Osmani. /Gazerta Enigma/