Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costan.
Pas takimi me dyert e mbyllura, dyshja kanë mbajtur një konferencë për media.
Osmani tha se vizita e Costas është një vizitë konkrete e angazhimit të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Kosova është gati të ec në rrugën e saj për në BE”, tha ndër të tjera Osmani.