Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, raporton Gazeta “Enigma”.
Spiropali ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja, Vjosa Osmani, përmes një potimi në profilin e saj në Facebook ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kënaqësi ta mirëpres sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra”, shkroi Osmani. /Gazeta Enigma/