Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë ka zhvilluar një takim në Nju Jork me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, raporton gazeta “Enigma”.
Osmani përmes një postimi në platformën “X, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë aleancë si shtyllën kryesore të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në Neë York me z.Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha ajo.
“Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik. Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani.