Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me deklaratën që dha sot në Tiranë presidenti i Francës, Emanuel Macron, për çështjen e vizave.
Osmani tha se kjo gjë tashmë u sqarua dhe se ka patur vetëm një dallim në përkthim.
Ajo tutje u shpreh se për çdo paqartësi që ka presidenti Macron mund të japin shpjegimet por se nuk ka pezullim të vendimit për vizat.
“Besoj se tashmë është sqaruar. Ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Cdo lloj qartësimi që e kërkon presidenti frances apo institucionet ne mund ta japin. Procesi vazhdon dhe ky vendim hyn në fuqi me 1 janar. Natyrisht ky proces ka rivlerësim por nuk ka pezullim te një vendimi të tillë” tha Osmani në emsionin “Tempus”