Presidentja Vjosa Osmani ka folur para mediave për marrëdhëniet me kryeminsitrin Albin Kurti, të cilat kohëve të fundit kanë qenë të lëkundura. Ajo tha se presidentja nuk mban raport me partitë politike, por se edhe pse ka pasur mosmarrëveshje, “kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetar mbi të gjitha, çdo dallim është i tejkaluieshëm”, njofton Gazeta Enigma.
“Nuk ka asnjë luftë politike. Presidentja vetëm kërkon që të zbatohet Kushtetuta e Kosovës, territori, funksionaliteti i shtetit dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetutese sa i përket dokumentit të vitit 2015”, tha Osmani.
Osmani tha se raporti me LVV-në është ndërinstitucional dhe se “është krejtësisht normale dhe detyrë e qeverisë, kuvendit dhe presidencës që të bashkëpunojnë në interes qytetar duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve”.
“Nuk ka pasur raport Osmani – Vetëvendosje, presidentja nuk mban anë me parti politike. Raporti ynë është ndërinstitucional dhe është krejtësisht normale dhe është detyrë e qeverisë, kuvendit dhe presidencës që të bashkëpunojnë në interes qytetar duke u bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve. Pra, nuk ka lidhja partiake ndonjë rëndësi, por ajo që unë angazhohem është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe interesin e Kosovës me të gjitha institucionet. Unë nuk besoj ndonjëherë në histori të Kosovës që ka pasur ndonjë presidente me vullnet kaq të madh që të bashkëpunojë kaq shumë me qeverinë, kuvendin dhe partitë politike që përfaqësojnë qytetarët sesa vullneti që kam treguar unë në këto tri vite e gjysmë”, u shpreh e para e shtetit. /Gazeta Enigma