Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani ka thënë se ‘pasivizimi’ i shqiptarëve në Serbi është “një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.
Tutje, Osmani tha se të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut.
“Përgjigja e komunitetit ndërkombëtar deri më tani ka qenë e pamjaftueshme. Duhet bërë më shumë”, tha Osmani.
Më tej presidentja thekoi se ka ngritur këtë çështje në disa raste, si këtu në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.
“Këta qytetarë kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet”, shkroi Osmani.