Osmani për përvjetorin e 25-të të masakrës në Lagjen e Kovaçëve: Drejtësia duhet të mbetet synimi i yni

Osmani për përvjetorin e 25-të të masakrës në Lagjen e Kovaçëve: Drejtësia duhet të mbetet synimi i yni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së kryer më 14 prill 1999 në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 31 civilë shqiptarë, raporton Gazeta “Enigma”.

Presidenca përmes një njoftimi ka deklaruar se viktimat u vranë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

“Këta civilë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në lagjen e tyre, aty ku duhej të ndiheshin të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kujtimit të viktimave dhe të kërkimit të drejtësisë.

“Këta burra, gra e fëmijë do të kujtohen përherë. Kujtesa për ta është detyrim moral dhe përkushtim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Krimet e tilla nuk harrohen, ndërkaq drejtësia për ta mbetet synim i vazhdueshëm i yni”, ka deklaruar ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles