Osmani për takimin në Ohër: Serbia nuk ka sinjale pozitive për arritje të marrëveshjes

Osmani për takimin në Ohër: Serbia nuk ka sinjale pozitive për arritje të marrëveshjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pret që në takimin e 18 marsit në Ohër të arrihet një marrëveshje, por shtoi se nga Serbia nuk ka sinjale pozitive për këtë.

“Ky do të jetë një takim ku Kosova si gjithnjë do të angazhohet për konstruktivitet, do të jap komentet e veta, propozimet e veta që kontribuojnë për stabilitet në rajon përmes arritjes së një marrëveshjeje që i zgjidh problemet”, tha Osmani.

Presidentja u shpreh se pret nga ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Serbisë.

“Nuk kemi pritje nga pala serbe se do të nënshkruaj marrëveshjen për shkak qasjes së presidentit serb. Presim nga ndërkombëtarët që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që të bindet edhe Serbia që takimi i 18 marsit është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut”, tha ajo.

Kryeministri Kurti pritet të zhvillojë rundin e ri të bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.

Në këtë takim pritet që palët të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Related Articles