Osmani për Tony Blair: Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës

Osmani për Tony Blair: Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka quajtur kampion të popullit të Kosovës, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Pas takimit që pati me të në Presidencën e Kosovës, Osmani i uroi mirëseardhje në Kosovën e lirisë, shpresës dhe demokracisë.

“25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës! ”shkroi Osmani.

Duhet përkujtuar që për pak pritet që Blair të zhvillojë takime edhe me krerët e tjerë të shtetit e më pas t’u drejtohet qytetarëve nga Kuvendi i Kosovës me një seancë solemne të thirrur nga Kryesia e Kuvendit.

Related Articles