Osmani: Përfshirja e grave në ushtri e ulët, vetëm 10 përqind gra

Osmani: Përfshirja e grave në ushtri e ulët, vetëm 10 përqind gra

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka treguar se në ushtrinë e Kosovës aktualisht janë vetëm 10% gra.

Për Osmanin, kjo përbën një përqindje të ulët.

Ajo ka folur në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”.

Konferencë kjo që organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

“Asnjëherë nuk duhet të mjaftohemi me kaq, niveli prej 10% është tejet i ulët, ne mundemi dhe duhet të bëjmë më mirë se kaq. Sidomos ne si shtet që synojmë anëtarësimin në NATO”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles