Osmani përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit: Me heroizmin e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës

Osmani përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit: Me heroizmin e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

Ajo duke përkujtuar dëshmorët e rënë në këtë zonë, është shprehur se ata me heroizmin e qëndresën e tyre i përforcuan themelet e Kosovës.

“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu”, theksoi Osmani.

Tutje ajo shtoi se “Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta”. / Gazeta Enigma.

Related Articles