Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Osmani ka shkruar se me të ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses. Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, ka shkruar Osmani.