Osmani: Prioritet i institucioneve janë sigurimi i vaksinave anti-COVID

Osmani: Prioritet i institucioneve janë sigurimi i vaksinave anti-COVID

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Përmes njoftimi që ka lëshuar presidenca thuhet se Osmani potencoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleate strategjike e Republikës së Kosovës

Presidentja Osmani theksoi se prioritete të institucioneve janë sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, krijimi i vendeve të punës dhe sundimi i ligjit.

“Presidentja Osmani kërkoi përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar në furnizim me vaksina për qytetarët e Kosovës, marrë parasysh se Mbretëria e Bashkuar është shtet lider në vaksinim të popullatës. Ministrja Morton nënvizoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ministrja Morton inkurajoi Kosovën që të jetë pjesë e agjendës globale mjedisore dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.

Related Articles