Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për gjendjen në Ballkan dhe sulmet e Rusisë kundrejt Ukrainës.
Osmani përmes një interviste për mediumin britanik “Times Radio”, tha se Rusia ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor, përmes Serbisë, duke krijuar tensione në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Mal të Zi.
Ndër të tjera presidentja shton se vonesat në rrugën drejt BE-së të këtij rajoni, kanë lëshuar terren për Rusinë që të veprojë.
“Ka pasur një interes të vazhdueshëm rus për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Kosovën por edhe shtetet tjera. Dhe e kanë bërë me veprime konkrete Përmes Serbisë satelitit, Serbisë. Është mundur të krijojë tensione në kufi me Kosovën dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të zi, duke organziuar puç”.
“Në këto shtete Rusia ka treguar interes për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Pasi përmes destabilizimit të këtij rajoni, destabilizon edhe BE-në. Këtu ka të vërteta, procesi ka ecur më ngadalë që kemi shpresuar. Pasi sa më ngadalë të ec procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perendimor në BE, atëherë ka më shumë mundësi për Rusinë dhe interesat e saj që të jenë prezentë në rajon, ka thënë ajo
Tutje Osmani tha se Serbia është vendi i vetëm që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe në anën tjetër po e përkrah atë.
“Absolutisht, ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se është një imperativ sigurie që të kemi edhe Kosovën edhe Bosnjën që të bashkohen me ANTO-, si dy vendet e fundit që duan të bashkohem me NATO-n në rajon, pasi Serbia nuk do anëtarësimin. Pra është e qartë se kush në rajon është kundër aksioneve të Putinit dhe kush po i mbështetë”.
“Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Ukrainës, por në fakt po e ndihmon atë. Pavarësisht nga fakti që ka thënë se do të anëtarësohet në BE, nuk ka përshtatur politikat e saja me ato të BE-së e NATO-s”, përfundoi Osmani.