Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas presidentes Osmani, Kosova është mëshirimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, prandaj secili shtet që vërtet beson dhe punon për këto vlera, do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, këtë të enjte Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur, shefi i kabinetit të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Sharr Jakupi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Tëitter, ku ndër të tjera ka njoftuar se Gërvalla personalisht ka dorëzuar aplikimin në këtë organizatë, pas takimit që ajo ka realizuar me zyrtarët e Këshillit të Evropës.
“Ministrja dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, sapo ka përfunduar takimin e saj në Këshill të Evropës ku ajo e ka dorëzuar personalisht aplikimin. Konfirmoj se zyrtarisht Kosova ka aplikuar për anëtarësim të plotë në Këshill të Evropës”, ka shkruar Jakupi.