Osmani: Serbia nuk po tregon gatishmërinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, procesi po shkon shumë ngadalë

Osmani: Serbia nuk po tregon gatishmërinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, procesi po shkon shumë ngadalë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti drejtorin Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropën dhe Azinë Qendrore, Martin Schuepp, ndërsa kërkoi që procesi i zbardhjes së fatit të tyre të përshpejtohet, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim thuhet se presidentja Osmani e njoftoi Schuepp me përkushtimin e institucioneve të reja të Kosovës për zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të 1639 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së Kosovës.

“Për institucionet tona zbardhja e fatit të tyre përbën jo vetëm prioritet politik, por edhe detyrim njerëzor”, prandaj ne nuk duam ta trajtojmë këtë proces vetëm si politik, por, mbi të gjitha madje, edhe si humanitar”, tha ajo.

Sipas Osmanit është detyrë e institucioneve që ta dëgjojnë zërin e familjeve të të zhdukurve, të bëhen zëri i tyre.

“Procesi po shkon tepër ngadalë. Serbia nuk po tregon gatishmëri për ta zbardhur fatin e këtyre personave, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta rrisë presionin mbi Serbinë, që ajo të ofrojë informata për secilin person të zhdukur dhunshëm”, tha presidentja.

Related Articles